Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll ka filluar dje, me ndeshjen hapëse mes Dritës dhe Prishtinës të cilën kryeqytetasit e fituan me rezultat të thellë 124 – 56.
Ndërsa sot Superliga vazhdon me dy ndeshje nga të cilat pritet rivalitet mjaft i madh.
Më fillim nga ora 17:00 Golden Eagle Ylli udhëton në Minatori për t’u përballur me Trepçën, ndërsa Prizreni takohet me Rahovecin nga ora 19:00. /Demokracia.com