Superliga e Kosovës në futboll vjen sot me dy ndeshje tejet interesante të cilat zhvillohen në kuadër të javës së 23-të, shkruan Demokracia.com.
Vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ndeshën Ballkani e Drenica dy skuadra këto që kanë shumë nevojë për pikë.
Ballkani që synon titullin e kampionit e pret Drenicën që synim të vetëm këtë edicion ka mbetjen në elitë.
“Portokallinjtë” janë në një formë të luhatshme në pesë duelet e fundit, pasi kanë dy fitore, dy disfata dhe një barazim.
“Kuqezinjtë” nga Skenderaj kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara. Takimi tjetër është ai ndërmjet Besës e Trepçës ’89, ku në bazë të formës del që mitrovicasit janë favorit të mëdhenj. Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.
Takimet tjera luhen të shtunën dhe të dielën. /Demokracia.com