Sport
Superliga: Drenica tronditi Feronikelin, Arbëria bindëse ndaj Besës
Demokracia
15:03 | 25 Shkurt 2021

Share:

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll që u zhvilluan sot, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja ishte në Drenas aty ku u takuan rivalët drenicas, Feronikeli – Drenica.

Kaq qenë skuadra e Drenicës ajo që ka festuar në fund pasi e ka mposhtur “Niklin” me rezultat 1:3 për ta thyer kështu ecurinë negative që kishte në këtë start të kampionatit.

Drenica tani ka 23 pikë aq sa ka edhe Llapi, ndërsa Feronikeli në vendin e 7-të me një pikë më shumë 24.

Një fitore të madhe në luftë për mbijetesë e ka shënuar edhe Arbëria që e ka mposhtur Besën me rezultat 0:3.

Arbëria tani ka 25 pikë dhe renditet e gjashta në tabelë, kurse Besa mbetet e fundit (e dhjeta) me shtatë pikë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme