Sport
Superliga: Derbi në Gjilan nuk sjell fitues, Prishtinën e përmbys Llapi në finish
Demokracia
14:56 | 16 Tetor 2021

Share:

Ndeshjet e javës së 9-të në Superligën e Kosovës në futboll kanë sjellë disa përballje jashtëzakonisht interesante, shkruan Demokracia.com.

Derbi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, nuk ka sjellë fitues pasi është mbyllur me rezultat 1:1, në një sfidë që solli shumë duele dhe lojë të luftuar.

Progni shënoi për Gjilanin ndërsa Gripshi për Ballkanin për t’i ndarë pikët në këtë takim tejet interesant.

Prishtina është përmbysur nga Llapi më një sfidë tejet dramatike. Besnik Krasniqi shënoi fillimisht nga penalltia për 1:0 për Prishtinën, ndërsa Llapi është rikthyer ën minutat shtesë duke shënuar fillimisht Kastriot Selmani e pastaj Valmir Veliu për rezultatin 1:2.

Fitore këtë vikend ka shënuar Dukagjini që e mposhti Malishevën me rezultat 2:0. /Demokracia.com

 

Të ngjashme