Superliga e Kosovës në futboll vjen sot me dy ndeshje mjaft joshëse ku pritet luftë e madhe në fushë për pikë.
Vëmendja kryesore sot do të jetë në Suharekë, kur ballafaqohen Ballkani – Llapi, shkruan Demokracia.com
Takimi tjetër shumë interesant pritet të jetë edhe dueli mes FC Malishevës dhe KF Feronikelit, që luhet në stadiumin “Liman Gogaj”.
Ndeshjet nisin nga ora 16:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Baftiu, Thaqi, Potoku, Astrit Thaqi, Gashi, Krasniqi, Hoxha, Kuç, Zeka
Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shabani, Peposhi, Silva Neto
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Buriq, Pefqeli, Yoan Oliver, Hyseni H. dhe Stullqaku.
Feronikeli: Shakiqi; Lladrovci, Bejta, Pllana, Kastrati; Maliqi, Shabani, Elshani; Ahmeti, Gashi, Qorri. Kryetrajner: Faruk Elshani. /Demokracia.com