Sport
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve – ka një favorit të qartë
Demokracia
12:33 | 31 Maj 2025

Share:

Interi është skuadra më e nënvlerësuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit, sipas Opta Supercomputer, por disa shifra mund të jenë një ogur i mirë.

Finalja e madhe do të luhet më 31 maj në orën 21:00 në ‘BayArena’.

Ky është çuditërisht takimi i parë zyrtar midis këtyre ekipeve, por të dyja kanë arritur në finale kohët e fundit dhe kanë dalë të mposhtura.

PSG-ja humbi ndaj Bayern Munichut në vitin 2020 dhe ‘Nerazzurrët’ u mposhtën nga Manchester City në vitin 2023.

Duke pasur parasysh historinë dhe formën e këtij sezoni, Opta Supercomputer ka llogaritur se Paris Saint-Germaini ka një probabilitet prej 56.6 përqind për të fituar trofeun, krahasuar me 43.4 përqind të Interit.

Finalja e Ligës së Kampionëve, PSG – Inter: Gjithçka çfarë duhet të dini rreth kësaj super ndeshje
Lexo po ashtu
Finalja e Ligës së Kampionëve, PSG – Inter: Gjithçka çfarë duhet të dini rreth kësaj super ndeshje
Duke analizuar më shumë se 10,000 simulime, superkompjuteri beson se PSG ka një probabilitet prej 44.6% për ta fituar atë brenda 90 minutave, ndërsa shanset e Interit janë vetëm 29% në kohën e rregullt.

Megjithatë, vlen të përmendet se lojtarët e Simone Inzaghit ia kanë dëshmuar të kundërtën superkompjuterit tashmë këtë sezon.

Për shembull, pas barazimit 3-3 në gjysmëfinalen e parë me Barcelonën, superkompjuteri i dha Interit vetëm 44 përqind shanse për të kaluar tutje, pak a shumë e njëjta gjë me parashikimin për këtë finale, por ata fituan me rezultat të përgjithshëm 7-6.

Në fillim të Ligës së Kampionëve, të njëjtat llogaritje tregonin se Manchester City ishte favoriti për të fituar trofeun me 25.3 përqind, i ndjekur nga Real Madridi me 18.2 përqind dhe Interi me vetëm 10.9 përqind./Telegrafi/

Të ngjashme