Sport
Supergoli me vollej i siguron Newcastles një pikë në minutën e fundit
Demokracia
18:05 | 28 Gusht 2022

Share:

Newcastle United u desh të djerësitet mirë të arkëtojë një pikë në udhëtim te Wolves në kuadër të javës së katërt në Premierligë.

Ekipet ndan pikët pasi luajtën 1:1 me mysafirët që shmangën humbjen në minutën e 90-të të takimit, shkruan Demokracia.com.

Ylli i Newcastle United, Saint-Maximin realizoi supergol në stilin vollej nga distanca, gol i cili mori vëmendjen më të madhe në këtë takim.

Newcastle në katër ndeshje ka gjashtë pikë. Wolvesi i parafundit në tabelë ka dy pikë.

PAMJET:

Të ngjashme