Sport
Supergoli i sulmuesit ukrainas “çmendi” edhe holandezët, tifozi “tulipan” ia zgjat dorën rivalit në tribuna
Demokracia
12:44 | 14 Qershor 2021

Share:

Andriy Yarmolenko shënoi golin më të bukur në “Euro2020” deri më tani kur ka kaluar edhe dita e tretë që nga fillimi i Evropianit.

Yarmolenko realizoi në humbjen 3-2 të Ukrainës nga Holanda në Grupin C, shkruan Demokracia.com.


31-vjeçari golin e shënoi nga distanca duke i lënë me gojë hapur të pranishmit në shkallët e stadiumit në Amsterdam.

Kamera në stadium “kapi” edhe momentin kur pas golit të shënuar një tifoz i Holandës u afrua dhe ia zgjati dorën tifozit “tulipan” në shenjë respekti duke u pajtuar se ishte gol i jashtëzakonshëm.

Ky gjest u prit mjaftë mirë nga tifozët e Ukrainës të cilët e përqafuan tifozin holandez.


Të gjithë golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë të ndeshjes me holandezët që shënuan dy herë për 2-0 me Ëijnaldum e Ëerghostin.

Ukrainasit nuk u dorëzuan përkundër dy golave të parë dhe fillimisht ngushtuan e më pas edhe e barazuan rezultatin.

Por, megjithatë ata nuk arritën që të paktën të fitojnë një pikë në grup.

Holanda e De Boer riktheu avantazhin në pesë minutat e fundit të ndeshjes me Dumfries që realioi me kokë. /Demokracia.com

Të ngjashme