Sport
Supergol nga 30 metra, mesfushori shqiptar dhuron spektakël në Itali
Demokracia
22:51 | 12 Maj 2022

Share:

Mesfushori shqiptar i Entelës, Armand Rada, realizoi një supergol në duelin ndaj Foxhias i vlefshëm për “Play-Off”-in e Serisë C.

Në minutën e 8-të, futbollisti 23-vjeçar, “rrëmbeu skenën”, teksa me një gjuajtje të kalibruar nga afro 30 metra me të majtën, e dërgoi topin në trekëndësh, duke përshëndetur rrjetën e portës kundërshtare.

Një gol spektakolar ky, që çoi peshë tifozët e shumtë të Entelës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Vlen të theksohet fakti se ekipi i Radës, në sfidën e parë në transfertë ndaj Foxhias, u mposht me rezultatin 1-0, teksa kërkon përmbysjen e madhe.

Te Entela, përveç Radës, aktivizohet titullar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Silvio Mekaj, i cili është 24-vjeç dhe luan sulmues.

 

Të ngjashme