Sport
Super derbi mes Penzës dhe Bashkimit
Demokracia
10:07 | 09 Shkurt 2022

Share:

Spektakli i basketbollit në Pejë fillon me super derbin mes Penzës dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 14:00 në palestrën ‘Karagaci’ të Pejës.

Sfida zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Të dy skuadrat e duan finalen e madhe, aty ku i pret Prishtina, që shënoi fitore ndaj Trepçës me shifrat 86:50.

Dueli pritet të jetë shumë interesant, mes dy skuadrave me rivalitet të madh dhe që gjithmonë kanë luftuar për trofe. Në këtë edicion këto dy skuadra janë ndeshur tri herë në elitën e basketbollit, ku dy herë fituan vashat pejane 63:84 dhe 77:68, si dhe një herë vashat prizrenase 74:70. Skuadra pejane fitoi edhe një herë në Ligën Unike me rezultat 77:57. /Demokracia.com

Të ngjashme