Padyshim ndeshja më interesante në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve për këtë edicion është ajo ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.
Ndeshja e parë ndërmjet dy gjigantëve të futbollit evropian zhvillohet në stadiumin “Alfredo di Stefano” në Madrid, përcjell Demokracia.com.
Krahas mungesës së Sergio Ramosit, trajnerit të “mbretërve”, Zinedine Zidanes i është shtuar edhe një mungesë tjetër së fundmi. Raphael Varane do të mungojë pasi sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Jurgen Klopp pritet të startoj me ekipin më të mirë të mundshëm, përjashtim të Sadio Manes që do të zëvendësohet nga Jota.
Xherdan Shaqiri pritet ta nis takimin nga stoli për “Të Kuqtë” ndaj “Los Blancos”.
Kjo përballje fillon nga ora 21:00.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Militao, Odriozola, Nacho; Vazquez, Modric, Casemiro, Kroos, Mendy; Benzema, Vinicius Jr.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Thiago, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Jota. /Demokracia.com