Lifestyle
Supe me thjerrëza dhe perime dimri
Demokracia
13:40 | 24 Shkurt 2021

Share:

Kjo supë është ideale për personat që duan të marrin vlerat ushqyese nga një vakt i mirë, e njëkohësisht nuk kanë edhe aq shumë kohë për të pregatitur shujta të komplikuar.

Duke nisur nga thjerrëzat, vlerat ushqyese të larta të të cilave, i bëjnë ushqime të përshtatshme edhe për veganet, kjo supë është shumë shëndetshme, për shkak të kombinimit të thjerrëzave me perime të ndryshme, transmeton Demokracia.com

Lëhtësia e pregatitjes, është një tjetër veti që do e bëj këtë supë, një prej të preferuarave tuaja për ditët e ftohta.

Receta

85g thjerrëza

2 karota të prerë në copa të vogla

3 selino të prerë

3 lugë gjelle me salcë domateje

3 thelpinj hudhër

1 lugë gjelle me majdanoz të grirë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

 

Përgatitja

Pasi të keni larë dhe qëruar të gjitha perimet, i prisni në copa të vogla dhe i bëni bashkë me thjerrëzat, të cilat i vendosini në një tenxhere.

Aty shtoni salcën e domates, thelpinjtë e hudhrës të prera ose të shtypura, në varësi të shijes suaj, dhe në fund vajin e ullirit dhe erëzat.

Hidhni edhe një litër e gjysmë me ujë të zier dhe më pas përziejini mirë përbërësit me një lugë druri.

Tenxheren lëreni të ziejë për 30 minuta në zjarr mesatar derisa perimet të zbuten tërësisht.

Supën leni të ftohet pak dhe kur e shërbeni, e spërkatni me majdanozin e freskët që e keni grirë më parë.

Nëse supën e preferoni më të trashë, mund t’i shtypni me blender perimet e më pas ta lini të ziejë edhe për 5 minuta./Demokracia.com

 

Të ngjashme