Lajme
“Sunny Hill” rikthehet në Prishtinë, vjen reagimi i nënkryetares së Prishtinës
Demokracia
12:15 | 20 Qershor 2022

Share:

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, kishte reaguar ndaj Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal, për anulimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

U tha se humbi organizimin e festivalit si pasojë e vonesave të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, sipas së cilës, komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Mirëpo, me rikthimin e festivalit sërish në Prishtinë, ka ardhur një tjetër reagim nga Sahatçiu, e cila tha se për këtë të gjitha mundësitë për zgjidhje ishin në tavolinë, por nuk kishte vullnet politik.

“Nuk ka pas qysh tjetër, këtu e ka pas dhe e ka vendin. Të gjitha mundësit për zgjidhje ishin në tavolinë. Vullnet politik nuk kishte, por, vullnet qytetar kishte”, ka thënë ndër tjera Sahatçiu.

Të ngjashme