ShowBiz
“Sunny Hill” ndërron lokacionin në Prishtinë, ja ku do të mbahet këtë vit
Demokracia
08:23 | 03 Maj 2022

Share:

Edicioni i sivjetëm, i treti me radhë i “Sunny Hill Festival” do të mbahet në javën e parë të muajit gusht 2022.

Me 4,5,6 dhe 7 gusht, Sunny Hill sivjet mbahet në Shkabaj, afër zonës së panaireve.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kësaj radhe festivali do të mbahet në një lokacion të ri.

Për herë të parë “Sunny Hill Festival” u organizua në 2018.

Festivali organizohet nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur Dua Lipa.Përveç 2018, festivali është mbajtur edhe në 2019.

Në 2020 dhe 2021 nuk është mbajtur për shkak të Coronaviruesit.Përveç Dua Lipës në këtë festival kanë kënduar edhe emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj botërore.

Të ngjashme