Lajme
Sunak flet me Zelensky: Do t’i dërgojë tanke ‘Challenger 2’ në Ukrainë
Demokracia
14:02 | 14 Janar 2023

Share:

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak theksoi ambicien e shtetit britanez për të forcuar përkrahjen për Ukrainën, gjatë bisedës telefonike me presidentin Zelensky, konfirmon Downing Street.

Sunak tha se me këtë nënkupton dërgimin e tankeve “Challenger 2” dhe artileri shtesë në Ukrainë, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

“Kryeministri dhe presidenti Zelensky mirëpritën përkushtimet e vendeve tjera, si ofertën e Polonisë për të dërguar tanke Leopard. Kryeministri theksoi se ai bashkë me qeverinë britaneze do të punojnë intenzivisht me partnerët ndërkombëtarë për të dërguar ndihma, të cilat do t’i ndihmojnë Ukrainës ta fitojë këtë luftë dhe sigurojë paqe”, deklaron një zëdhënës nga Downing Street.

Të ngjashme