Lajme
Sunak falënderon trupat britanike për ruajtjen e paqes në Kosovë
Demokracia
14:11 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka falënderuar trupat britanike për ruajtjen e paqes nëpër botë nëpërmjet një urimi në prag të Krishtlindjeve.

Sunak, pos lavdërimit të trupave britanike për trajnimin e trupave ukrainase i ka falënderuar ata edhe për ruajtjen e paqes në Kosovë.

“Këtë vit, forcat tona të armatosura të shkëlqyera na kanë bërë krenarë edhe një herë. Ndërsa flas, trupat britanike janë atje në të ftohtë duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Estoni dhe duke ruajtur paqen në Kosovë”, ka thënë Sunak.

Nëpërmjet kësaj videoje, Sunak u ka uruar të gjithëve Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Të ngjashme