Sport
Sulmuesi kuqezi merr ofertë nga skuadra të Bundesligës dhe Serie A
Demokracia
16:56 | 06 Prill 2021

Share:

Sulmuesi i Shqipërisë dhe si skuadrës Barcelona B, Rei Manaj po kalon formë të mirë dhe kjo i ka rritur gjasat që ai në sezonin e ardhshëm të mund të jetë pjesë e ë një prej pesë ligave më të rëndësishme në Europë.

Së fundmi, mediat katalanase, pa zbuluar emra, kanë bërë me dije se klubi katalanas po e shfrytëzon formën e shqiptarit për të grumbulluara më shumë oferta. Nga sa bëhet me dije, Bundesliga si dhe Seria A, apo edhe La Liga, janë kampionate prej të cilave ka pasur interesim konkret për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. mbetet për t’u parë deri në fund të sezonit se çfarë do të ndodhë me formën në rritje të sulmuesit dhe cili do të jetë destinacioni i ardhshëm për të.

Rei Manaj ka shënuar nëntë gola këtë sezon me skuadrën B të Barcelonës. Si kryegolashënues i ekipit, djaloshi kuqezi renditet i dyti në listën e shënuesve të kampionatit në Ligën e Tretë spanjolle. Manaj është vetëm 3 gola larg vendit të parë, për të qenë kryegolashënuesi i kampionatit të Ligës së Tretë spanjolle (Segunda B, Grupi i tretë). /Demokracia.com

 

Të ngjashme