Sport
Sulmuesi i Napolit infektohet me variantin e ri të koronavirusit, reagon spitali
Demokracia
15:20 | 17 Shkurt 2021

Share:

Një situatë kaotike e ka përfshirë skuadrën e Napolit për disa orë, transmeton Demokracia.com.

Megjithatë, gjithçka ka qetësuar spitali “Federico II” në Napoli i cili  hodhi poshtë lajmet e disa mediave italiane se sulmuesi i skuadrës së Napolit, Viktor Osimhen është bartës i variantit të ri të koronavirusit.

Në raportimin e fundit, stafi spitalor theksoi se “asnjë futbollist i Napolit nuk është bartës i këtij varianti të ri të virusit”, duke respektuar privatësinë e lojtarëve.

Italia dhe Napoli u tronditën nga lajmi i disa mediave italiane se sulmuesi nigerian Viktor Osimhen ka sjellë në qytetin e Napolit variantin e ri të virusit COVID B.1.525. /Demokracia.com

Të ngjashme