Sulmuesi i Leicester Cityt, Kelechi Iheanacho ka mundur shumë lehtë ta thyej qafën në një duel që e kishte gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit të zhvilluar mbrëmë në “King Power Stadium”.
25-vjeçari pak pa përfunduar pjesa e parë e takimit, kërceu aq lartë mbi kokën e mbrojtësit të Liverpoolit, Joel Matip sa nuk arriti ta ruante ekuilibrin, përcjell Demokracia.com.
Iheanacho ra në fushë, ndërsa nga ajo rënie ka mundur ta thyej qafën.
Shumë prej bashkëlojtarëve të Iheanacho protestuan te gjyqtari kryesor, ngase Matip kishte një karton të verdhë paraprakisht dhe kërkonin përjashtimin e tij.
Sidoqoftë, Iheanacho i shpëtoi një lëndimi të rëndë që mund ta linte jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Më poshtë mund ta shikoni momentin. /Demokracia.com/
— James John (@JamesJohn2427) December 29, 2021