Sport
Sulmuesi i Barcelonës e përjeton tmerrin nga hajnat, i drejtuan armën, e rrahën dhe ia grabitën shtëpinë
Demokracia
11:43 | 29 Gusht 2022

Share:

Pierre-Emerick Aubameyang u grabit në shtëpinë e tij në Casteldefels dhe me atë rast ai u rrah edhe nga hajnat të maskuar.

Sipas El Pais, Aubameyang është rrahur me atë rast dhe gjatë grabitjes i është drejtuar një armë zjarri dhe përveç armës kanë pasur edhe shufra hekuri, transmeton Demokracia.com.

Hajnat janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon intensivisht për gjetjen e tyre.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit. Sipas disa dëshmitarëve, hajdutët ikën me një Audi të bardhë në mëngjes.

Aubameyang dhe gruaja e tij u frikësuan nga kriminelët me armë derisa arritën të hapnin kasafortën nga e cila morën disa bizhuteri, më pas u larguan dhe më pas bashkëshortja e futbollistit e denoncoi rastin në polici.

Grabitja e yjeve të futbollit nuk është diçka e re në ligat kryesore evropiane, por zakonisht bëhet kur hajdutët e dinë se nuk janë në shtëpi, më shpesh kur luajnë ndeshje./Demokracia.com/

Të ngjashme