Ish-sulmuesi i Kombëtares angleze dhe ylli i Sunderland, Jermain Defoe, është në prag të pensionimit me efekt të menjëhershëm.
Marrëveshja aktuale e Defeo me “Macet e Zeza” do të zgjasë deri në fund të sezonit, por TheSun raporton se ai do të shpallë pensionimin e tij, përcjell Demokracia.com.
Një burim i afërt me Defoe tha: “Ai është i gatshëm të kërkojë kohë për atë që ka qenë një karrierë fantastike.
“Golashënuesi i 9-të më i mirë i të gjitha kohërave në Premierligë, 20 gola dhe mbi 50 paraqitje për vendin e tij dhe i shpërblyer me një OBE në dritën e gjithë punës së mahnitshme që ai ka bërë larg fushës”.
Defoe do t’i japë fund karrierës së tij në Sunderland , të cilit iu bashkua muajin e kaluar dhe ka bërë shtatë paraqitje në Ligën Një deri më tani këtë sezon./Demokracia.com/