Lajme
Sulmon seksualisht të dashurën e tij të mitur, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Demokracia
09:15 | 26 Shkurt 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.=

“Prishtinë 25.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij viktimën femër  kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme