Lajme
Sulmojnë policët me thikë, arrestohen tre persona
Demokracia
08:49 | 05 Gusht 2023

Share:

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar me thikë gjatë një asistimi të Inspektoratit të Komunës së Ferizaj lidhur me rrënimin e një objekti në fshatin Kosin të Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, tre të dyshuar i kanë sulmuar pjesëtarët policorë me thikë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

“Fsh. Kosin, Ferizaj 04.08.2023-14:07. Raportohet se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar”, thuhet në raportin policor.

Në raportin e Policisë thuhet se në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar. Rasti është duke u hetuar

Të ngjashme