Lajme
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet 32-vjeçari në Mitrovicë
Demokracia
11:31 | 05 Shkurt 2021

Share:

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj personit zyrtar në Prishtinë.

Zëdhënsja e Policës së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Demokracia.com ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotme policia në Mitrovicë arrestoi të dyshuarin për sulm ndaj zyrtarit policor.

‘’Në zbatim të objektivave të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës po ndërmerren të gjitha masat policore në drejtim të identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve, të realizimit të operacioneve policore për goditjen e grupeve kriminale apo individëve të veçantë, të cilët po kryejnë veprime kriminale. Si vazhdimësi e këtyre veprimeve sot në orët e hershme të mëngjesit u realizua një operacion bastisjeje në “Mitrovicë” me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarin’’, tha Ahmeti për Demokracia.com

Ahmeti thotë se i dyshuari, 32-vjeçar kishte sulmuar personin zyrtar me 28 janar në Fushë Kosovë .

”F. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë njëri nga dy të përfshirët në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 28.01.2021 rreth orës 18:00 në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë”, tha Ahmeti.

Përgjatë bastijës policia ka arritur të konfikohë ehde katër telefona celular dhe gjësende të tjera për zbardhjen e rrethanve të rastit.

‘’Arrestimi i të dyshuarit erdhi si produkt i progresit hetimor të rastit në fjalë ku hetuesit policor duke trajtuar me përkushtim të thellë të gjitha elementet e rastit, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe të lokalizojnë vendndodhjen e tij. Përgjatë bastisjes policia ka sekuestruar;

  • Katër telefona celular, si dhe,
  • Gjësende të tjera të rëndësisë së veçantë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin policor të Fushë Kosovës ku aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për fazën vijuese hetimore e procedurale’’, tha Ahmeti./Demokracia.com

Të ngjashme