Lajme
Sulmoi me thikë bashkëshorten dhe i shkaktoi 60 plagë, shqiptari del para gjykatës në Belgjikë
Demokracia
10:18 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Një 45-vjeçar shqiptar, Besnik P. Do të dalë para gjykatës së Hasselt në Belgjikë më 13 janar, për vrasjen e gruas së tij 33-vjeçare në Houthalen-Helchteren.

Shqiptari ka sulmuar më thikë bashkëshorten rreth një vite më parë, më 14 gusht 2021. Ajo u diagnostikuar me 60 plagë me thikë nga mjekësia ligjore, por fatmirësisht ajo i mbijetoi atentatit.

Viktima është goditur me thikë në fytyrë, në qafë, shpinë, krahë dhe këmbë.

Zjarrfikësja është dashur të nxjerrë nga banesa gruan në gjendje kritike me kamion shkallë. Gruaja ishte në rrezik për vdekje për një kohë të gjatë por gjithsesi ia doli të jetonte.

Pas fakteve brutale, policia ka arrestuar të dyshuarin pranë shtëpisë së tij. Banorët e zonës kishin vënë re më parë se çifti po debatonte.

Të premten e 13 janarit do të flasë vetë shqiptari, i cili mbrohet nga avokati Jan Keulen.

Të ngjashme