Lajme
Sulmoi me grushte e shqelma një qytetar në veturë, arrestohet reperi Fero
Demokracia
15:59 | 25 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar reperin Feronit Shabani, Fero i cili shihet në një video se si sulmon me grushte një qytetare brenda një veture.

Lajmi për arrestimin e reperit Fero është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Gjilani e cila njofton se i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme