Sport
Sulmoi gjyqtarin shqiptar dhe e bëri për spital, policia arreston 30-vjeçarin
Demokracia
13:03 | 16 Shkurt 2021

Share:

Policia shqiptare ka arrestuarin 30-vjeçari me iniciale A.H i shpallur në kërkim për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, gjatë ndeshjes Delvina-Albetroli, ku mbeti i lënduar anësori nga Vlora, Elis Pulaj.

Ai është i dyshuar se në një ndeshje futbolli në Delvinë në kampionatin shqiptar ka hyrë në fushë dhe ka goditur ne gjësende të forta në kokë arbitrin e ndeshjes, duke i shkaktuar lëndime bukur të mëdha.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

  1. H., 30 vjeç, banues në Delvinë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 19.12.2020, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje në Delvinë, ka hyrë në fushë dhe ka goditur me sende të forta në kokë arbitrin e ndeshjes, shtetasin E. P.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NGJARJA- Gjyqtari Elis Pulaj sinjalizon goditje këndi për Albpetrolin, duke qenë në unison me vendimin e kryesorit Ermis Çelaj.

Pa u goditur ende kornia, tifozi  kapërceu rrethimin e fushës dhe iu afrohua anësorit të dytë, Pulaj. Bëhet fjalë për minutën e 12-të, personi  i identifikuar nga policia me inicialet A.H., qëllon me grusht në vetullën e syrit të majtë arbitrin vlonjat. Vetëm pak sekonda përpara këtij incidenti, një gur kishte prekur kokën e arbitrit. Këtu ndërhynë menjëherë lojtarët e dy ekipeve dhe stafet respektive për të qetësuar situatën, teksa tifozi u largua.

Mjeku i ekipit të Delvinës i dha ndihmën e parë arbitrit, që më pas me ndihmën e kolegëve të tij udhëtoi drejt Sarandës për të marrë mjekim të plotë në spital. Arbitri kryesor, bashkë me delegatin e ndeshjes dhe vëzhguesin vendosën që të përfundonte takimi pas vetëm 12 minutash. Edhe ky moment nuk kaloi pa incidente, me zyrtarët e ndeshjes që u ndien të kërcënuar nga vendësit, të cilët pretendonin se takimi duhet të vazhdonte. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024