Sport
Sulmoi gjyqtarin e futbollit, arrestohet një person në Pejë
Demokracia
09:32 | 12 Maj 2022

Share:

Një person është arrestuar në Pejë pasi ka sulmuar fizikisht një gjyqtar të futbollit.

Gjyqtari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Demokracia.com

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në fshatin Brestovik të Pejës.

“Fsh. Brestovik-Pejë, 11.05.2022-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar gjyqtar i referimit në futboll i cili kishte qenë duke referuar në një ndeshje futbolli. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025