Lajme
Sulmohet zyrtari policor, arrestohen dy persona
Demokracia
11:54 | 16 Janar 2021

Share:

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë sulmuar një zyrtari policor mbrëmjen e kaluar gjatë një kontrolle në njërin prej lokaleve në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur gjatë rezistencës së dy të dyshuarve për mosrespektim të masave antiCovid, me ç’rast zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore.

“Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor” thuhet në njoftimin e PK-së.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme