Lajme
Sulmohet seksualisht një vajzë në Gjakovë, flasin nga policia
Demokracia
10:48 | 28 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti e ka sulmuar seksualisht një vajzë në Gjakovë.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, raporton Demokracia.com

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.”, thuhet në njoftim.

Policia tutje njofton se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori për mbrojtjen e viktimave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme