Lajme
Sulmohet një person zyrtar në Pejë
Demokracia
09:49 | 16 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person zyrtar është sulmuar pasditen e së shtunës në Pejë.

Në raportin 24 orësh thuhet se ankuesi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, po ashtu i dyshuari i ka dëmtuar edhe telefonin viktimës duke ia përplasur për toke.

!SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & DËMTIM PRONE/Rr. Mbreti Zog, Pejë 15.04.2023 –  13:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, po ashtu i dyshuari i ka dëmtuar edhe telefonin viktimës duke ia përplasur për toke”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë viktima nuk ka pësuar lëndime dhe nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor. /Demokracia.com/

Të ngjashme