Lajme
Sulmohet një mjek në Istog
Demokracia
09:59 | 10 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar një mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog, pasi që nuk ka pranuar të kontrollojë bashkëshorten e tij. 

Sipas raportit të policisë, gjatë së martës është sulmuar një mjek, pasi që kishte refuzuar ta kontrollonte një pacientë me arsyetimin e se kishte përfunduar orarin e punës, shkruan Demokracia.com.

“QKMF Istog 09.02.2021-15:00. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar  deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij  në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës  pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com

Të ngjashme