Lajme
Sulmohet një grua mbi urën e Ibrit, i rrëmbehet një qafore ari
Demokracia
18:58 | 02 Korrik 2024

Share:

Një grua dyshohet se është sulmuar nga një person mbi urën e lumit “Ibër”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur për Nacionalen se qytetarja u sulmua papritmas nga një person i cili dyshohet se ia rrëmbeu me forcë një “qafore ari”.

Elshani ka thënë se identiteti i të dyshuarit ende nuk është konfirmuar.

Njoftimi:

Me date 25.06.2024 rreth orës 11:38 është dhënë informata se mbi urën Lindore te lumit “ Ibri ‘ një grua është sulmuar nga një person.

Njësitet policore kane dal ne vendin e ngjarjes ku aty kane takuar ankueses S. P. (1962) e cila deklaron se, deri sa ishte duke ecur mbi ure, pa pritmas ka ardhe një person dhe ja ka rrëmbyer nga qafa një qafore ari dhe është larguar duke kërcyer mbi rrethojat e kësaj ure ne pjesën Jugore ku edhe janë duke u ndërtuar disa ndërtesa, ankuesja ka pesuar lendime ne kembet e saj pasi qe eshte rrezuar kur I dyshuari ja ka terhequr qaforen gje per te cilen edhe I kemi ofruar tretman mjekësor.

Pasi qe deri me tani nuk kemi arritur te sigurojmë identitetin e te dyshuarit edhe përkundër përpjekjeve te shumta qe kemi bere ne këtë drejtim, nga prokuroria kemi siguruar autorizmin qe fotoja e personit te dyshuar te shperndahet per identifikim.

Të ngjashme