Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur është sulmuar me mjet të mprehtë nga një i mitur në Fushë Kosovë.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Rr. Aziz Zhilivoda, Fushë Kosovë 29.04.2022-13:25. Viktima mashkull kosovar – i mitur ka njoftuar se është sulmuar me mjet të mprehte nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor./Demokracia.com/