Një mjet shpërthyes është hedhur të enjten mbrëma rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës, dhe përvec dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Burimet më tej kanë shtuar se si pasojë e këtij shpërthimi një trafo është dëmtuar krejtësisht dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.
Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vend ngjarje dhe po zhvillon hetimet, ndërsa është hapur rast për tre vepra penale që ndërlidhen me incidentin.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me policinë rreth incidentit, por pa sukses.