Lajme
Sulmohet fizikisht një i mitur në Pejë
Demokracia
11:10 | 23 Mars 2021

Share:

Një i mitur është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10, në Pejë.

Viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Demokracia.com.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Demokracia.com/

 

Të ngjashme