Lajme
Sulmohet fizikisht kryeshefi i KRU ”Gjakova”, arrestohet i dyshuari
Demokracia
11:23 | 01 Qershor 2023

Share:

Hasan Krasniqi, kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova, është sulmuar fizikisht nga fqiu i tij të mërkurën në Gjakovë.

Express mëson se sulmi ka ndodhur gjatë kohës sa po kontrollohej njehsori i ujit.

Rasti i sulmit ndaj Krasniqit është i përfshirë edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në të cilin edhe konfirmohet arrestimi i të dyshuarit.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti në polici është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Rr. Mit’hat Frashëri, Gjakovë 31.05.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia me anë të raportit 24-orësh të saj.

Të ngjashme