Një person ka humbur jetën dhe dy kanë mbetur të plagosur pas bombardimit të një depoje karburanti në Makeyevka në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk, sipas selisë së mbrojtjes territoriale të republikës separatiste në Ukrainën lindore, shkruan la repubblica.
“Sipas të dhënave paraprake, pas bombardimit në depon e karburantit Makeyevka, një person është vrarë dhe dy kanë mbetur të plagosur”, thanë autoritetet pro-ruse.
Depoja është ende në flakë.