Lajme
Sulmohet bashkëshorti i politikanes së njohur
Demokracia
16:26 | 28 Tetor 2022

Share:

Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, është sulmuar në shtëpinë e tij në San Francisko në mëngjesin e së premtes.

Kështu ka njoftuar zyra e kryetares e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike në ShBA.

Drew Hammill, zëdhënës i Pelosit, ka thënë që sulmuesi është kapur dhe motivet e tij po hetohen.

Mësohet se kryetarja ka qenë në Washington gjatë kohës së sulmit ndaj bashkëshortit të saj.

Të ngjashme