Lajme
Sulmohen dy zyrtarë policorë dhe një kamarier në “Sunny Hill”
Demokracia
10:18 | 09 Gusht 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Parkun e Gërmisë pasi dyshohet se kanë sulmuar kamarierin dhe dy zyrtarë policorë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që fillimisht kanë sulmuar kamerierin dhe më pas dy zyrtarët policorë, të cilët ishin në rroba civile”, njoftoj policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme