Sport
Sulmit në Ukrainë ia sheh “sherrin” edhe Federata e Futbollit të Rusisë, Adidas pezullon bashkëpunimin
Demokracia
16:01 | 01 Mars 2022

Share:

Adidas ka pezulluar partneritetin me kombëtaren ruse të futbollit dhe ka nisur menjëherë të praktikojë masën për shkak të ndërhyrjes së vendit të tyre në Ukrainë.

“Adidas nga ky moment pezullon bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Rusisë”, shkruhet në njoftim.

Kompania gjermane e pajisjeve sportive ndoqi vetëm trendin që është popullor në ditët e fundit duke pezulluar kompanitë dhe gjithçka tjetër që është ruse.

Kujtojmë se mbrëmë FIFA dhe UEFA e përjashtuan nga të gjitha garat kombëtaren dhe klubet ruse të futbollit.

Google gjithashtu ndaloi mediat ruse në Evropë pasi përjetoi presion nga Bashkimi Evropian./Demokracia.com/

Të ngjashme