Lajme
Sulmi në Taksim, kryetari i Stambollit: Katër të vdekur dhe 38 të lënduar
Demokracia
15:55 | 13 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se katër persona kanë vdekur dhe 38 janë lënduar.

Yerlikaya në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se të lënduarit janë duke marrë trajtim.

“Nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, sipas raportimeve fillestare, 4 persona kanë humbur jetën dhe 38 janë lënduar. Të lënduarit tanë po trajtohen. I urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai, transmeton Demokraica.com.

Yerlikaya njoftoi po ashtu se sulmi ka ndodhur në ora 16:20./Demokracia.com/

https://twitter.com/solcugazete/status/1591796702222381056

LEXO EDHE:

Sulm terrorist në Taksim të Stambollit, kjo është fotoja që u dërgua nga një kosovar

Të ngjashme