Lajme
Sulmi në Severodonetsk ‘zgjat më shumë sesa shpresonin forcat ruse’
Demokracia
07:00 | 31 Maj 2022

Share:

Sulmi i ushtrisë ruse në Severodonetsk po zgjat më shumë nga sa kishin shpresuar, sipas një udhëheqësi separatist të mbështetur nga Moska, i cituar në një raport të agjencisë së lajmeve TASS.

“Ne mund të themi tashmë se një e treta e Severodonetsk është tashmë nën kontrollin tonë”, tha Leonid Pasechnik, udhëheqësi i Republikës Popullore të Luhanskut.

“Ne duam, mbi të gjitha, të ruajmë infrastrukturën e qytetit”, shtoi ai.

Dy ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se e gjithë infrastruktura kritike e qytetit ishte shkatërruar nga granatimet ruse.

Përparimi i trupave ruse u pengua nga prania e disa fabrikave të mëdha kimike në zonë, raportoi TASS.

Severodonetsk është një nga zonat e fundit në rajonin lindor të Luhansk që është ende nën kontrollin e Ukrainës.

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024