Politologu dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Çedomir Çupiq, e ka cilësuar shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc, i cili infrastrukturën kritike të Kosovës, si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj interesit publik.
Ai theksoi se incidente të këtij lloji kërkojnë një hetim të menjëhershëm dhe të thelluar për të parandaluar përshkallëzime të mëtejshme.
“Ky akt terrorist përfaqëson një rrezik serioz. Ai kërcënon ujin e pijshëm, stabilitetin energjetik dhe jetët e njerëzve në Kosovë. Një veprim i tillë nuk duhet pranuar asnjëherë. Është thelbësore të zbulohet qëllimi dhe autorët e këtij akti përmes një hetimi të plotë”, tha Çupiq për RTK.