Lajme
Sulmi në Banjskë, tre të akuzuarit deklarohen të pafajshëm
Demokracia
10:18 | 17 Prill 2025

Share:

Vlladimir Tolliqi, Bllagoje Spasojeviqi dhe Dushan Maksimoviqi janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Ndërkohë trupi gjykues në rastin “Banjska” mori vendim që ta largojë nga salla hetuesin e rastit Jeton Jetullahu, me arsyetimin se i njëjti më vonë mund të jetë dëshmitar i rastit.

Paraprakisht, mbrojtja e të akuzuarve kërkuan të dinë se kush janë stafi mbështetës i prokurorit.

Seanca është duke vazhduar.

Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit shtatorin e vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Të ngjashme