Lajme
Sulmi ndaj dy grave në Prishtinë, prokuroria konfirmon ndalimin e të dyshuarit
Demokracia
22:15 | 24 Prill 2024

Share:

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, konfirmon ndalimin e burrit që dyshohet se sulmoi sot dy gra në Prishtinë pasi fillimisht shkaktoi dy aksidente.

Ulaj  tregoi se për cilat vepra penale dyshohet personi në fjalë.

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit është ndaluar personi i dyshuar, për shkak të veprave penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjesimi apo demtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Ulaj për Gazetën Express.

I dyshuari është arrestuar në Pejë.

Arrestohet në Pejë i dyshuari që sulmoi dy gra në një parking në qendër të Prishtinës

 

Të ngjashme