Lajme
Sulmi ndaj centralit në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit do të mblidhet urgjentisht
Demokracia
15:15 | 04 Mars 2022

Share:

Pas sulmit në një central bërthamor në Ukrainë nga trupat ruse, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim emergjent në orën 11:30 në New York, sipas kohës lokale, kanë thënë tre diplomatë të OKB-së.

Trupat ruse kanë okupuar termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evrope, zjarri në të cilin u shua në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas rregullatorit bërthamor të Ukrainës, raporton CNN.

Takimi do të jetë i hapur për fjalime duke përfshirë edhe një zyrtar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe një zyrtar të OKB-së.

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar kishin thënë se duan të kishin një takim urgjent pas sulmit.

Të ngjashme