Lajme
Sulmi me raketa| Të paktën një i vdekur në Kiev, gjysma e qytetit në errësirë
Demokracia
17:34 | 15 Nëntor 2022

Share:

Rreth 100 raketa janë lëshuar drejt Ukrainës pasditen e sotme.

Kështu deklaroi këshilltari i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, Yuriy Sak, cituar nga BBC.

“Për shkak të sulmeve ruse, të paktën gjysma e qytetarëve kanë mbetur pa energji elektrike”.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram. Ndërprerja “është një hap i domosdoshëm për të balancuar sistemin energjetik dhe për të shmangur prishjet e pajisjeve,” tha kryebashkiaku.

Klitschko  gjithashtu deklaroi se nga sulmet ruse në Kiev raportohet për të paktën një viktimë.

Rusët hodhën 4 raketa në Kiev, 2 prej të cilave goditën ndërtesat e banimit në qendër të qytetit.

“Pushtuesit rusë lëshuan rreth 100 raketa në Ukrainë”, duke tejkaluar sulmin masiv me raketa më 10 tetor, kur ata hodhën 84 raketa kundër Ukrainës, tha zëdhënësi i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ignat.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 265-të. Presidenti ukrainas, në fjalimin e tij në G20, tha se lufta e Rusisë “duhet të përfundojë tani”.

Të ngjashme