Lajme
Sulmi kibernetik po na bëhet nga një vend armiqësor ndaj BE-së
Demokracia
15:27 | 19 Korrik 2022

Share:

Nga Brukseli, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur se synimi është që Shqipëria të bëhet një kampion digjital. Rama tregoi se aktualisht Shqipëria po lufton ndaj sulmit kibernetik dhe sipas kryeministrit, ky sulm vjen nga një vend armiqësor ndaj BE-së.

“Në këto kohë sfiduese Shqipëria po kthehet në destinacion për burime të reja energjie. Diversfikimi i energjisë është qëllimi ynë kryesor. Ne kemi shtuar përpjekjet për të siguruar një integrim të plotë në politikën e përbashkët të BE-së për sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi për sigurinë rrugore. Duam të bëhemi kampion digjital për epokën dixhitale. Ne po luftojmë me një sulm kibernetik nga një vend armiqësor i BE-së por sistemi ynë po reziston dhe ne po e zmbrapsim armikun duke sjellë shërbimet tona digjitale në orët vijuese”, tha Rama.

Të ngjashme