Lajme
Sulmi i Sami Kurteshit: AGK-ja i bën thirrje Albin Kurtit që t’i ndalë eksponentët
Demokracia
12:56 | 25 Maj 2023

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e djeshme të Sami Kurteshit, zyrtar i VV-së, që u bë ndaj medieve kosovare.

Kurteshi reagoi në profilin e tij në Facebook pas kritikave të shumta që po i vinin VV-së pas zgjedhjes së përkrahëses Luljeta Aliu në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Si zakonisht, z. Kurteshi përdori fjalë shumë të rënda, pavarësisht që edhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediave kritikoi Qeverinë.

“E vërteta në lidhje me përpjekjen për të krijuar lidhje partiake të znj. Luljeta Aliu me LVV, është: Shpifje, Gënjeshtër, e krimit të organizuar në Republikën e Kosovës!” – tha z. Kurteshi.

AGK-ja e quajti këtë gjuhë “të rrezikshme dhe të papranueshme”.

“AGK-ja, sërish i bën thirrje kryeministrit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të angazhohet për ndalimin e sulmeve të vazhdueshme të eksponentëve të qeverisë dhe partisë së tij, pasi ato ndikojnë direkt në sigurinë e gazetarëve në Kosovë.” – shkruhet në reagimin e tyre.

Të ngjashme